Kjo periudhë ndërprerjeje ka ardhur në momentin e duhur për Vllazninë. Një gjë e tillë mund të thuhet për faktin se njëri prej futbollistëve kryesorë të ekipit, Liridon Latifi, ka një dëmtim që kërkon kohë të konsiderueshme.

Ndërkohë nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe pritet që të shfrytëzohen edhe sfidat e skuadrës U-21 për të bërë alternime këtë muaj dhe për t’u dhënë hapësira edhe futbollistëve. Gjithashtu, janë planifikuar edhe takime miqësore.

Ato mund të zhvillohen me shumë mundësi në ditët që ekipi do të stërvitet në Ulqin, megjithatë për momentin ende nuk dihen kundërshtarët me të cilët do të ndeshen.

Gjithsesi, në Shkodër është momenti për një analizë pas mbylljes së pjesës së parë të sezonit. Gjysma e dytë e garës është shumë më e fortë dhe tashmë çdokush nis të bëjë llogaritë e veta.
Maringlen ZHIVANI