Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e Vllaznisë ndaj Teutës, e cila i shkëputi shkodranët në krye të tabelës me +9 pikë nga ndjekësit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaferi ka thënë se kjo Vllazni po ia shpërblen gjithë Shkodrës me rezultatet dhe sigurisht që do ketë shpërblim për ekipin. Më tej për merkaton, ai ka thënë se do ketë afrime, por pa prishur harmoninë në ekip.

“Ne që në fillim i kemi shprehur objektivat tona. Do i marrim ndeshjet një e nga një, do vlerësojmë çdo përballje. Akoma nuk ka përfunduar faza e dytë, ka kampionat plot dhe ka ndeshje shumë të forta. Na bëhet qejfi që kemi krijuar një distancë prej nëntë pikësh, gjë që është për t’u vlerësuar.

Duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të ecim përpara dhe të realizojmë objektivat tona. Po shohim 2-3 lojtarë, pasi kemi pasur disa largime që dihen.

Stafi po punon që të plotësojmë ato pozicione, por pa prishur atë harmoninë që është krijuar në skuadër. Lojtarët po na shpërblejnë ne të gjithëve, gjithë Shkodrën dhe ata do të shpërblehen në mënyrën më të mirë të mundshme.”, tha Xhaferi.