Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato. Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi.

Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.

30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje. Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi.

Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit. Nese vjen te Vllaznia, sigurisht qe do te ishte nje perforcim shume i rendesishem e nga ana tjeter do te konfirmonte me se miri faktin qe shkodranet do hyjne me synime ambicioze edhe ne sezonin e ri.