Vllaznia në futboll për femra është një hap larg historisë. Skuadra shkodrane kryeson me pikë të plota, 6 pikë grupin 10 të raundit kualifikues të UEFA Champions League për femra.

Por, kualifikimi nuk është vendosur ende, pasi në rast fitoreje të Gintra Universitetas, kundërshtari i sotëm i Vllaznisë, mund t’i eliminojë vajzat kuqeblu nga kompeticioni më i rëndësishëm i klubeve në Europë.

Për këtë, ekipi i drejtuar nga Nikolin Leka do të synojë gjithçka në takimin ndaj lituaneze, ku i mjafton edhe një barazim për tu kualifikuar më tej.

Takimi mes Gintra dhe Vllaznisë do të luhet në “Alytaus Stadionas” duke nisur nga ora 17:00 dhe do të mund të ndiqet në Live Stream nga faqja në “Facebook” e FC “Gintra -Universitetas”./newsport/