Skuadra e Vllaznisë është praktikisht në Kategorinë e Parë. Ekipin shkodran vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë për të qëndruar në elitë, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi.

Kuqeblutë ndodhen 5 pikë larg vendit të 8-të, Kamzës dhe misioni mbijetesë duket tejet i vështirë.

Për këtë tifozët shkodranë kanë organizuar sot një protestë para Bashkisë së qytetit për gjendjen në të cilën është katandisur ekipi më i vjetër në historinë e futbollit shqiptar.

Dje, nëpër rrjetet sociale është njoftuar për protestën në mënyrë që pjesëmarrja të ishte masive.

Pikërisht në një nga lajmërimet bie në sy reagimi i Bardhyl Jerës. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF duket se kanë qenë pro tifozëve, teksa ka pëlqyer njoftimin e tyre. /Newsport/