Dje u vendos zyrtarisht që ndeshja Vllaznia-Skënderbeu të luhet në stadiumin e Korçës, pasi shkodranëve nuk iu dha e drejta të luanin në “Reshit Rusi”. Kjo fushë nuk plotëson kushtet dhe ndeshja e fazës së dytë pastaj do të luhet në Shkodër.Por ky vendim ka sjellë reagimin e presidentit të Kukësit, Safet Gjicit, i cili ka deklaruar për “Panorama Sport” se kështu favorizohet Skënderbeu dhe cënohet gara:
“Ky është favor për Skënderbeun. Nuk ka pse të luhet në Korçë, pasi Vllaznia e ka fushën e dytë. Eshtë luajtur edhe herë të tjera aty. Për këtë duhet të reagojë vetë Vllazna, por edhe ne e kundërshtojmë fuqishëm vendimin, sepse nuk është i drejtë. Nëse Vllaznia ka pranuar të luajë në Korçë, i bie të jetë aleate e Skënderbeut. I bie që edhe ne ndeshjen me Flamurtarin ta bëjmë në Kukës” – tha mes të jerash presidenti i kampionëve.