Pergjate gjithe ketyre diteve e javeve te fundit vemendja e opinionit sportiv ne Shkoder eshte spostuar tek Vllaznia dhe ecuria e saj.
Pritet me padurim qe ekipi shkodran te rikthehet serish aty ku e la, tek lojrat e bukura edhe pse sinjalet i ka dhene tashme ku eshte pare ne ndeshjet e fundit se ekipi ka njefare rritje ne lojen e vet, por ne te njejten kohe kerkohet dhe kthimi tek rezultatet bindese e tek golat sepse shenimi i tyre te sjell suksesin, e te besh vetem loje te bukur nuk mjafton.
Sic dihet lufta per titullin kampion eshte bere e forte dhe e tille do jete deri ne fundin e saj. Ne kete pozicion Vllaznia duhet te tregoje se mund ta marre serish fronin e kampionatit, pasi eshte ekipi qe ka kryesuar bindshem jave me pare pavaresisht se pati renje drastike ne rezultate e performance, por “zonja e vjeter” e futbollit shqiptar do mund te kthehet serish aty pasi potenciali nuk i mungon per t’i shkuar deri ne fund objektivit.
Jane edhe 12 jave vendimtare. Ne kete faze lojtaret mund te ndjejne lodhje fizike pasi ndeshjet luhen ne mesjave dhe fundjave dhe ka ngarkese e konsum te energjive, por trajneri do dije ta menaxhoje situaten. Nga ana tjeter gjykoj se nga tifozet duhet te kete vetem mbeshtetje. Asnjeri te mos mendoje problemet qe ekipi ka aktualisht. Nuk ka vend per kritika dhe asgje tjeter si kjo por vec per nje gje: optimizem!
Ndeshja e ardhshme po troket. Ndaj Kastriotit, skuadra shkodrane duhet te mos e diskutoje fitoren, dhe mendoj se fitorja me Korabin ka reflektuar tek djemte dhe stafi per t’u rikthyer ashtu sic ishin me pare.
Andi GJURGJEJ