Dy lojtarë brazilianë priten që të jenë sot pjesë e stërvitjes së parë të Vllaznisë.

Emrat e tyre nuk bëhen publikë nga klubi shkodran, por gjithsesi bëhet fjalë për futbollistë që do të provohen nga trajneri Brdariç. Nga sa mësohet bëhet fjalë për një mbrojtës të majtë dhe një mesfushor qendre.

Shpesh, në periudha kur shkodranët kryejnë fazën përgatitore, lojtarët në provë kanë qenë gjithnjë të pranishëm.

Por perpos tyre, jane edhe disa futbolliste te tjere te cilet pritet te veshin fanellen e Vllaznise per sezonin e ri.