Tek Vllaznia merkatoja vazhdon. Përpos ardhjes së mbrojtësit Serjan Repaj dhe sulmuesit Alfred Mensah, tek skuadra shkodrane pritet dhe një tjetër futbollist cilësor. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por ardhja e këtij lojtari është konfirmuar nga ana e vetë presidentit Alban Xhaferi.
Një gjë të tillë e ka thënë gjatë një lidhje direkte me emisionin “Sport Shoë” në TV1 Channel ku numri 1 i klubit Shkodran ka përmenduar faktin se merkatoja e kuqebluve ende nuk është mbyllur.
Kuptohet, fakti që skuadra është në garë si për fitimin e titullit kampion ashtu dhe të Kupës së Shqipërisë, e bën të domosdoshëm përforcimin e saj edhe me ndonjë lojtar tjetër, megjithatë duhet pritur në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë.
Ashtu siç duhet pritur se mund të ketë edhe ndonjë largim tjetër dhe kjo do ta bënte të domosdoshme ndërhyrjen sërish në merkato. Kjo do të thotë se deri më 31 janar kur dhe mbyllet tregu i futbollistëve, te Vllaznia mund të ketë sërish lëvizje./www.shkodrasport.com/