Nesër, Skënderbeu do të luajë kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe sot klubi shkodran ka dalë me një njoftim ku lajmëron për biletat. Në kanalin zyrtar në facebook, kuqeblutë njoftojnë:

“Paraditen e sotme ka nisur shitja e biletave te ndeshjes Vllaznia- Skenderbeu qe do te luhet te shtunen ora 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Sportelet do te jene te hapura gjate gjithe dites se sotme e po ashtu edhe neser deri ne orarin e ndeshjes.

Çmimet e biletave jane te njejta me ato te ndeshjeve te kaluara.

Kemi te bejme me nje ndeshje shume te rendesishme dhe prania juaj ne shkallet e stadiumit do te ishte nje mbeshtetje madhe per skuadren tone.

Ju ftojme te jeni te pranishem ne “Loro Boriçi.

Eja edhe ti!

Forca Vllaznia!”.

Kujtojmë që takimi mes Vllaznisë dhe Skënderbeut luhet në orën 14:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.