Vllaznia e futbollit të femrave ka prezantuar paraditen e së premtes pesë blerjet e bëra së fundmi. Para mediave, presidenti Lazër Matija ka prezantuar para mediave katër lojtaret amerikane të ardhura ditët e fundit duke filluar nga portieria Danielle Etzel, mbrojtësja e qendrës Cassidy Blanchard, mesfushorja Hannah Dauzat dhe sulmuesja Amanda Doyle, ndërkohë që përveç amerikaneve është edhe malazezja Milica Vuliç që luan si mesfushore qendre.

Duke folur në lidhje me merkaton e zhvilluar, presidenti Matija ka shpalosur edhe objektivat e Vllaznisë për ndeshjet e ardhshme. “Kemi filluar prej dates 1 korrik pergatitjet dhe çdo gje po shkon ashtu si duhet. Kuptohet qe ishte e nevojshme nderhyrja ne merkato dhe me lojtaret qe kemi ofruar, besoj se skuadra eshte forcuar shume dhe padiskutim qe duhet te tentojme kualifikimin ne Champions League.

Futbollistet e ofruara do te na sherbejne jo vetem per ndeshjet europiane por edhe per kampionatin e ri ku kuptohet qe objektivat tona jane per te vazhduar me fitimin e trofeve”- ka thene ai.

Ndeshjet e Ligës së Kampioneve Vllaznia do t’i luajë nga datat 7-14 gusht në Lituani dhe ndonëse do të jetë shumë e vështirë, ajo synon kalimin në turin e dytë të këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm.
www.shkodrasport.com