Plot 8 futbolliste te tjera jane bere pjese e Vllaznise se femrave ne prag te ndeshjeve te vlefshme per Ligen e Kampioneve te Europes.

Prezantimi i tyre para mediave eshte bere mesditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”, stadium ku ato do te debutojne me fanellen kuqeblu te marten e ardhshme pikerisht ne ndeshjen europiane ndaj turkeve te ALG Spor Kulubu.

Ka qene presidenti Lazer Matija ai qe i ka prezantuar te tete keto lojtare te cilat tashme e kane forcuar edhe me shume skuadren ne te gjitha repartet.

Lojtaret qe jane prezantuar sot kane qene portieria amerikane Kelly O’Brien, ajo kosovare Lavdije Behramaj si dhe lojtaret e tjera, Zylfije Bajramaj, Arbenita Curraj, Rrezona Ramadani, Vanesa Levendi, Ilaria Zarka dhe Edlira Çerkini.

Me keto lojtare, padyshim qe Vllaznia tashme eshte me e forte dhe do te synoje suksesin e pare, kalimin ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/