Elvin Beqiri është blerja e katërt e Vllaznisë në këtë merkato vere. Ashtu siç pritej, marrëveshja me lojtarin është mbyllur mbrëmjen e së mërkurës teksa ish-mbrojtësi  i kombëtares ka hedhur firmë për dy vjet ndërkohë që paraditen e sotme, në zyrat e klubit është bërë edhe prezantimi zyrtar nga ana e klubit e kësaj blerje. Në këtë prezantim, drejtori sportiv i klubit Vllaznia Armir Grima është shprehur shumë i  kënaqur me arritjen e kësaj marëveshje duke e cilësuar marrjen e Elvin  Beqirit si shumë të rëndësishme për skuadrën.

Grima po ashtu ka bërë të ditur se është arritur akordi edhe me rumunin Dragoi që pritet të mbërrijë të hënën në Shkodër për të filluar stërvitjen me kuqebutë e po ashtu, ai ka thënë se po bëhen të gjitha përpjekjet për të sjellë në skuadër edhendonjë sulmues cilësor. Ndërkohë, blerja më e re e Vllaznisë, Elvin Beqiri në prezantimin e tij para gazetarëve është shprehur entuziast për këtë rikthim duke thënë….
Kësisoj , me marrjen edhe të Beqirit, ka shkuar në katër numri i blerjeve të Vllaznisë dhe bashkë me Dragoin, ky numër shkon në pesë. Tre të tjerët që do vijnë më vonë, pritet të kompletojnë krejtësisht Vllazninë duke e kthyer në një skuadër të fortë dhe pretendente për fitimin e trofeve.
www.shkodrasport.com