Vllaznia po vijon që të forcohet në të gjitha drejtimet. Pas akordit me sulmuesin 20- vjeçar shkodran, Mehdi Çoba, një tjetër sulmues i bashkohet Vllaznisë, bëhet fjalë për lojtarin gjerman me origjinë kongoleze, Christopher Mandiangu.

28-vjeçari u prezantua ditën e djeshme nga drejtuesit shkodranë, teksa një fakt tepër interesant është se sulmuesi anësor, ka shëtitur thuajse gjithë Europën, teksa është aktivizuar në kampionate të ndryshme.

Ai ka luajtur në Gjermani, Poloni, Bullgari, Finlandë, Izrael, Armeni, Austri, Slloveni, Skoci, Holandë, ndërkohë që hartës tani i është shtuar edhe Shqipëria. Mandiang ka firmosur një kontratë njëvjeçare dhe nga sot do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Futbollisti me kongolez, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e moshave të Gjermanisë, konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm për sezonin e ri.