Tete dite perpara sfides se pare te turit te dyte te “Uefa Women’s Champions League” Vllaznia e futbollit te femrave do te prezantoje edhe tre blerje te tjera ne merkato.
Kjo do te ndodhe pikerisht paraditen e neserme teksa ne oren 11.00 ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” presidenti Matija dhe stafi i trajnereve do te prezantojne lojtaret e sapoardhura.
Njera prej tyre ne fakt doli si detyrim per t’u marre pasi siç kemi bere te ditur, qendermbrojtesja tjeter Cassidy Blanchard pesoi nje demtim te rende ne stervitje duke keputur ligamentet e gjurit dhe e ka mbyllur sezonin.
Ne vend te saj ka ardhur Jeniffer Lynn Eberhardy. Por perpos saj, mesohet se kane ardhur edhe dy lojtare te tjere, te cilat edhe ato vijne nga Amerika. Presidenti Matija duke pare qe edhe lojtaret e meparshme te marra nga ky vend, kane dale cilesore, ka tentuar te shtoje numrin e tyre per te shpresuar pse jo ne nje kualifikim edhe ne turin e dyte.
Emrat e dy lojtareve te tjera nuk jane bere te ditura megjithate do te mesohen gjate prezantimit diten e neserme. Kujtojme se takimi Vllaznia- Fortuna Hjorring do te luhet te merkuren me date 11 shtator ne ora 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
www.shkodrasport.com