Ka filluar pune prej pak ditesh, por nderkohe sot eshte prezantuar zyrtarisht nga ana e klubit shkodran. E kemi fjalen per pergatitesin e ri atletik te ekipit te pare te Vllaznise, i cili eshte Aurel Locaj.

Lezhjani qe me pare ka punuar me ekipin e Erzenit, njekohesisht eshte edhe pjese e stafit te ekipeve kombetare te moshave, tashme do te jete pjese e stafit te Migen Memellit.

“Aurel Locaj është pjestari më i ri i stafit teknik të ekipit të parë kuqeblu. Ai do të kryejë rolin e përgatitësit atletik dhe KF Vllaznia i uron sa më shumë suksese në punën e tij. Mirë se erdhe Aurel!”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran.

Locaj do te zere ne kete menyre vendin e bullgarit Mihail Tzokov qe e beri kete detyre per gati 2 vite te Vllaznia. Stafi kuqeblu tashme me ardhjen edhe te lezhjanit, eshte i plotesuar dhe po vazhdon punen per ta bere skuadren gati per ndeshjet europiane./SHKODRA-SPORT.COM/