Vllaznia ka prezantuar sot uniformat e reja për sezonin e ri duke zyrtarizuar dhe sponsorin që do mbajë në fanellë përgjat sezonit 2022-2023.
Ditën e sotme në ambjentet e stadiumit ‘Loro Boriçi’ është mbajtur një ceremoni e komunikuar nga vëtë faqja zyrtare e klubit posaçërisht për prezantimin e uniformave dhe sponsorit të ri.
I pranishëm ishte vëtë presidenti z.Alban Xhaferri i cili së bashku me përfaqësuesin Oliver Fripp të “Hospital One” bën me dije marrëveshjen dypalëshe.
Ky spital qe pritet te hapet shume shpejt ne Shkoder, do te jete ne kete menyre sponsori gjeneral i kuqebluve per sezonin 2022-23. Duhet thene se nen drejtimin e presidentit Xhaferi, ky klub ka filluar te punoje ne menyren e duhur ne marketing dhe pas marreveshjes sezonin e kaluar me birren “Bavaria”, tani eshte “Hospital One” qe ngjitet ne skene.