Vllaznia behet gati per startin e sezonit te ri dhe bashke me pergatitjet ne fushen e stervitjes, ka vazhduar edhe me ato te tjerat qe kane te bejne me marketingun etj. Keshtu diten e sotme klubi shkodran ka prezantuar edhe uniformen e pare, ate me te cilen do t’i luaje ndeshjet ne shtepi.
Ajo qe te ben pershtypje ka te beje me faktin se eshte ruajtur dizajni i sezonit te kaluar, pikerisht i fanelles qe u krijua enka per 105 vjetorin e klubit. Po ashtu, shihet se kete here perveç futbollistëve e futbollisteve te Vllaznise, eshte perdorur si imazh per prezantimin e kesaj uniforme edhe nje emer i madh i ketij klubi siç eshte Hysen Zmijani.
“KF Vllaznia prezanton uniformën e parë, atë me të cilën ekipi kuqeblu do t’i luajë ndeshjet në shtëpi për sezonin 2024-2025.
Nisur nga kërkesat e shumta që kemi patur sezonin e kaluar për fanellën e krijuar me rastin e 105 vjetorit të klubit, është vendosur që të mbahet i njejti dizajn edhe për sezonin e ri, i cili përpos ngjyrave tradicionale të klubit tonë, përmban dhe hartën e rrugëve të Shkodrës.
Faleminderit legjenda Hysen Zmijani! Forca Vllaznia!”- shkruhet ne postimin e klubit kuqeblu.