www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia prish kontratën edhe me futbollistin nigerian Oladele
Vllaznia prish kontratën edhe me futbollistin nigerian Oladele
Braziliani Bruno Figueiredo ishte larguar pak ditë më parë ndërkohë që sot është ndërprerë kontrata edhe me futbollistin nigerian Oshobe Oladele. Lajmi është bëri i ditur nga vetë klubi shkodran përmes faqes së tij zyrtare në internet. Sipas njoftimit të dhënë, bëhet e ditur se ata kanë rezultuar të panevojshëm për skuadrën në këto momente të sezonit. “KF Vllaznia sh.a. ka nderprere kontratat me futbollistin nigerian Oshobe Oladele dhe me brazilianin Bruno Nogueira Figueiredo. Gjithçka eshte zyrtarizuar sot, me nenshkrimin e nje akt-marreveshje mes paleve per prishjen e kontrates me mirekuptim. Dy futbollistet kane qene blerje te minutave te fundit per merkaton e janarit, me qellimin qe te provohen tek Vllaznia. Nga momenti i nenshkrimit te kontratave, futbollistet jane provuar nga stafi teknik i Vllaznise i kryesuar nga trajneri Artan Bushati. Paraqitja e tyre nuk ka bindur dhe per momentin, jane konsideruar si lojtare qe nuk i sherbejne Vllaznise dhe synimeve te saj per kete sezon. Akt-marreveshjet per prishjen me mirekuptim te kontrates, jane nenshkruar pervec se nga KF Vllaznia sh.a. dhe lojtari, edhe nga menaxheret perkates. Pas nenshkrimit te ketyre dokumenteve, KF Vllaznia ka leshuar edhe leje- kalimin duke i lene te lire nga cdo detyrim, ashtu sic edhe KF Vllaznia sh.a. nuk ka asnje detyrim ndaj ketyre futbollisteve”- thuhet në njoftimin e klubit. Në këtë mënyrë, nga lojtarët e ardhur në merkaton e janarit, vetëm shkodrani Antonio Marku rezulton të jetë pjesë e skuadrës pasi dy të tjerët tashmë edhe zyrtarisht nuk janë më pjesë e saj.