Vllaznia do te luaje ne oren 16:00 ndaj Laçit, nje sfide shume te rendesishme te vlefshme per javen e 27-te te kampionatit te Kategorise Superiore.

Ne kampin shkodran ka shume besim per marrjen e nje rezultati pozitiv dhe kjo eshte shprehur edhe ne deklaratat e trajnerit Brdariç apo dhe futbollisteve te ketij ekipi.

Skuadra duket fati per kete sfide dhe po ashtu edhe formacioni me te cilin do te zbrese ne fushe thuajse eshte i caktuar tashme. Trajneri ka vendosur te beje pak levizje ne 11-shen qe do ta nise ndeshjen nga minuta e pare.

Ne porte do te jete Zogoviç, ndersa ne mbrojtje do te luajne Gurishta, Adili, Shehi dhe Isaevski. Treshja e mesit te fushes pritet te jete e perbere nga Krymi, Jonuzi dhe Marku.

Nderkohe ndryshe mund te kete ne repartin ofensiv dhe nga ajo çfare eshte pare deri dje, treshja e ketij reparti do te jete e perbere nga A.Hoxhaj, Kruja dhe Cisse. Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe ta nisin nga minuta e pare edhe Imeri e Dilaver ne vend te Cisse dhe Krujes./SHKODRA-SPORT.COM/