Barazimet me Bylisin dhe Apoloninë e Superiores, duket se e kanë detyruar trajnerin Tomas Brdariç si dhe stafin e tij që të bëjnë një tjetër miqësore me ekip elite, për të parë se sa gati është skuadra që të jetë pretendentë në sezonin e ri në elitë.
Në fakt, si me fierakët, ashtu edhe me ballshiotët, Apolonia nuk ka shkuar më shumë se sa barazim pa gola. Ndaj edhe kuqeblutë kanë zgjedhur një tjetër miqësore me ekip elite.
Vllaznia do të luajë në fundjavë me ekipin e Kukësit të Skënder Gegës. Për shkak se stadium “Loro Boriçi” është në rikonstruksion të tapetit të barit, ndeshja nuk do të luhet në Shkodër.
Ndaj edhe klubet pritet që të caktojnë fushën se ku do të zhvillohet kjo ndeshje testuese, që mund të jetë për të dyja ekipet një provë gjenerale në prag të sezonit të ri, që me shumë gjasa, javën që vjen pritet të fillojë…