Vllaznia do rikthehet të luajë një ndeshje miqësore edhe para përfundimit të vitit 2024. Shkodranët mendohet që me datën 30 dhjetor të jenë përballë Ilirisë së Fushë-Krujës, në një duel që do të mbyllë aktivitetin total për vitin kalendarik 2024.

Në këtë miqësore, trajneri Brdariç dhe stafi i tij pritet të shikojnë gjendjen fizike të disa futbollistëve. Po ashtu kjo ndeshje shikohet si një mundësi po ashtu për të testuar elementin e ri.

Megjithate ende nuk ka nje konfirmim zyrtar per miqesoren e pas tre diteve dhe me shume siguri çdo gje do te vendoset diten e neserme. Do te jete nje vendim i perbashket i stafit teknik dhe i drejtuesve te klubit per ta luajtur kete miqesore, ndonese serish nje pjese e konsiderueshme e lojtareve nuk do te jene te gatshem per arsye demtimesh.

Ata jane ne fazen e rikuperimit dhe tashme mbetet per t’u pare se cili prej tyre do te jete i gatshem per sfiden e pare te vitit te ardhshem, ate ndaj Tiranes qe eshte planifikuar per t’u luajtur me 11 janar ne Shkoder.