Vllaznia ka mbyllur pasditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje pasditen e neserme ne Laç ndaj skuadres vendase. Seanca e fundit eshte zhvilluar ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi”, duke shfrytezuar edhe gjendjen shume te mire te saj ne kete fillim- pranvere.
Kuptohet qe si seance e fundit, ka qene nje stervitje e lehte, por nderkohe trajneri Brdariç per disa minuta ne fund te saj i ka kushtuar vemendje edhe goditjeve standarte.
Gjate ekzekutimit te tyre, ka spikatur mbi te gjithe mbrojtesi shtatelarte Dajan Shehi i cili u duk ne forme te mire sportive. Ai me goditjet e tij me koke ka shenuar disa here.
Kujtojme qe gjate ketij kampionati, Shehi ka shenuar nje gol me koke ne ndeshjen ndaj Bylisit qe i dha fitoren Vllaznise e po ashtu ka qene shume prane golit edhe ne sfidat ndaj Teutes e Partizanit.
Megjithate goditjet standarte mund te jene nje mundesi per te shenuar, pasi Vllaznia do te tentoje te gjitha te menyrat per ta bere kete gje, ashtu siç do te mundohen te bejne duke mbrojtur te paprekur porten e tyre sepse vetem keshtu mund t’ia dalin te marrin rezultatin e deshiruar./SHKODRA-SPORT.COM/