Klubi Vllaznia ka publikuar pak minuta më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Partizanit. Siç shikohet edhe nga lista, pjesë e saj janë thuajse të gjithë lojtarët e gatshëm, plot 20. Nërkohë konfirmohet mungesa e Ramadanit dhe Hristov të dëmtuar si dhe ajo e Markut që është i skualifikuar me kartona.
Të tjerët do të jenë të gjithë të gatshëm dhe të vetëdijshëm se sot i pret një ballafaqim shumë i vështirë por që duhet fituar me çdo kusht.
Vllaznia nuk ndodhet në pozita të mira në tabelën e klasifikimit dhe trepikëshin e sotëm e ka “detyrë shtëpie”. Tashmë mbetet për t’u parë se cilët futbollistë do të përzgjedhë trajneri Jonuz.
Megjithatë edhe vetë ai ditën e djeshme në konferencën për shtyp deklaroi se nuk ka aspak rëndësi se kush do të luajë në fushë, por secili që do të shkelë aty duhet të japë maksimumin e tij për t’i shërbyer skuadrës dhe për ta fituar këtë ndeshje.
Ja lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim: