Pak minuta më parë, KF Vllaznia ka publikuar përmes një komunikate për shtyp listën e lojtarëve që do të udhëtojnë nesër drejt Ulqinit për të zhvilluar atje stërvitjen dimërore. Interesant është fakti se kjo komunikatë është bërë nga presidentja e ekipit, njëkohësisht kryetare e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi. Ajo çfarë konstaton në këtë listë të përbërë nga vetëm 19 emra, është mungesa e disa lojtarëve të rinj që janë të federuar me këtë ekip por mungojnë gjithashtu edhe sulmuesi Atsina dhe mesfushori Kruja.
Në listë ndërkohë bën pjesë edhe sulmuesi i sapoblerë Xhevahir Sukaj ndërkohë që në fund të komunikatës mësohet qartë detyra që i është lënë stafit teknik për të përforcuar skuadrën në qendër të mesfushës, në sulm dhe në mbrojtje. Duket se do të ketë jo pak përforcime dhe kjo është arsyeja pse drejt Ulqinit nesër udhëtojnë vetëm 19 futbollistë.Ja komunikata e plotë e klubit shkodran:
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Vllaznia përgatitet për të nisur fazên përgatitore dimërore më 6 Janar. Për 12 ditë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen në Ulqin, në ambjentet e përshtatshme sportive dhe të vlefshme për trajnim.
Bashkia Shkodër së bashku me stafin teknik, janë në kontakt të vazhdueshëm për të plotësuar të gjithë kushtet e nevojshme për askuadrën në mënyrë që të arrijë përmirësime të dukshme në lojë dhe rezultate.
Janë vendosur edhe objektivat e kësaj faze përgatitore, në të cilat do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë trajnimit intensiv, taktik dhe profesional
Pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Ulqin janë:
Portierët:
1. Alen Sherri
2. Erind Selimaj
3. Zamir Vjerdha
Mbrojtësa:
4. Denis Pjeshka,
5. Olsi Gocaj
6. Erdenis Gurishta
7. Samet Ruçi
8. Antonio Marku
Mesfushorë:
9. Nuredin Orelesi
10. Erjon Vucaj
11. Ardit Krymi
12. Alsid Tafili
13. Florind Bardulla
14. Erald Çinari
15. Arlind Kalaja
16. Arsen Hajdari
17. Gilman Lika
Sulmues
18. Xhevahir Sukaj
19. Andi Ribaj
Detyrë për stafin teknik gjatë këtyre dy javëve do të jenë vlerësimet dhe përforcimet në pozicionet, mesfushorë qendre, sulm dhe mbrojtje.
Kryetare
Voltana Ademi