Vllaznia po shkon drejt privatizimit te plote dhe nje proces i tille padyshim qe do i hape rruge edhe ndertimit te nje klubi modern dhe bashkekohor.

Drejtuesit e saj ne fakt e kane nisur kete gje dhe nje dite me pare zyrtarizuan ish- futbollistin e Vllaznise Auron Miloti, ne rolin e “scautit”. Por nderkohe nga sot, stafit i eshte shtuar edhe nje pjestar tjeter.

Behet fjale per postin e video-analistit te ekipit te pare per te cilin eshte zgjedhur Xhoel Tugu. Kjo behet e ditur permes nje njoftimi te vete klubit shkodran ku shkruhet:

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë të gjithë publikun se që prej ditës së sotme, pjesë e stafit të ekipit te parë do të jetë edhe Xhoen Tugu. Ai do të kryejë rolin e video- analistit, profesion ky që po bëhet gjithmonë e më shumë i rëndësishëm për stafin e një klubi në futbollin modern.

Dhe si rrjedhojë, klubi jonë ka zgjedhur të bashkëpunojë me z.Tugu i cili ka marrë edhe liçensën përkatëse nga FSHF dhe tashmë do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Brdariç dhe pjestarëve të tjerë të stafit të ekipit të parë.

Mirë se erdhe në familjen tonë të madhe Xhoen Tugu!”