Edhe pse me një buxhet të majm për sezonin që sapo përfundoi, Vllaznia nuk mundi të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, duke rënë nga kategoria.

Kjo ishte një dramë jo vetëm për qytetarët dhe spordashësit shkodranë, por për sportin shqiptar në të tërësi.

Drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur të mos presin që gjërat të rrjedhin normalisht, por kanë menduar të nisin me marrjen e masave pas dështimit në fund të këtij sezoni.

Masat e para që pritet të merren kanë të bëjnë me rishikimin e kontratave të lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës këtë sezon.

Më pas pritet të ketë dhe penalizime për lojtarët, që flitet se do marrin gjoba por nuk përjashtohet mudësia e mos dhënies së rrogave të muajit maj.

Kjo është më e pakta që drejtuesit shkodranë mund të bëjnë pas kësaj disfate, duke ditur se humbjet qenë të mëdha dhe përgjegjësit për dështimin e këtij sezoni ende nuk janë zbuluar./newsport/