Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika në një prononcim të tij të para disa ditëve përmendi edhe fakti se skuadra ra nga Superliga sepse për këtë gjë ndikuan edhe “të fortit” e Shkodrës.

Një deklaratë që natyrisht bëri jo pak bujë megjithatë mbeti në kuadrin e një thënie.

Ditën e sotme, kryebashkiakja Ademi është pyetur nga gazetarët nëse vërtetë edhe ajo mendon kështu, por përgjigja e saj ka qenë:

“Unë nuk kam në dijeninë time për ndonjë ndikim përveç rastit kur Gjoka denoncoi publikisht agresorin dhe u morr masa menjeherë që të kishte mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Për raste të tjera, nuk kam asnjë dijeni”.
www.shkodrasport.com