Trajneri i Beselidhjes, shkodrani Afrim Bilali ka qene i ashper ne nje deklarate te bere ditet e fundit ne media duke akuzuar edhe tifozet e Vllaznise si “te dehur” dhe po ashtu edhe per nje loje te ashper te basketbollisteve shkodrane ne ndeshjen e kupes. Si rrjedhoje nuk ka munguar edhe reagimi i Shoqates se Basketbollit Vllaznia. Permes nje deklarate te shperndare pak minuta me pare per mediat ajo shkruan:

Reagim ndaj deklaratave te trajnerit Afrim Bilali ndaj ekipit te basketbollit Vllaznia.


Shoqata e Basketbollit Vllaznia shpreh keqardhjen kur një trajner që ka lindur, është rritur dhe formuar si lojtar e trajner në Shkodër, bën deklarata që nënvlerësojnë qytetin dhe tifozët e tij.

Në ndeshjen e parë në Shkodër, z.Bilali deklaroi se tifozët tanë “të dehur” nuk e lejuan të komunikonte me lojtarët e tij dhe ushtruan presion ndaj tij dhe stafit. Ne duam t’i kujtojmë se tifozët e Vllaznisë janë zemra dhe atmosfera e këtij kampionati. Ata janë të vetmit që krijojnë një ambient të vërtetë të një ndeshjeje jashtë fushe, ndryshe nga qytetet e tjera ku mund të luhet edhe në një palestër të boshatisur. Nëse për dikë mbështetja dhe pasioni i tifozëve interpretohen si diçka negative, ndoshta do të ishte më e përshtatshme një garë pa spektatorë, por kjo nuk është fryma e sportit pasi sporti luhet per spektatore.

Sa i përket deklaratës në emisionin “24 Sekonda” në RTSH, ku u tha se Vllaznia ka luajtur me qëllim ashpër në finalen e Kupës, dhe qe demtimet kane qene te qellimshme, dëmtimet janë një pjesë e zakonshme e basketbollit, që është një sport kontakti. Nëse shohim momentet e dëmtimeve, është e qartë se të dy lojtarët e Besëlidhjes i kanë vendosur këmbët mbi këmbët e lojtarëve tanë, një situatë e zakonshme në basketboll. Për më tepër, ekipi ynë ka treguar respekt dhe fair-play, duke duartrokitur lojtarët kundërshtarë kur po largoheshin te demtuar nga fusha.

Vllaznia është një klub me histori dhe dinjitet, që gjithmonë ka luajtur me ndershmëri dhe pasion. Tifozët e saj janë një pjesë e rëndësishme e kampionatit dhe e bëjnë basketbollin shqiptar më të bukur. Shpresojmë që këto deklarata të jenë thjesht një mënyrë për të justifikuar rezultatin e ngushte dhe jo një përpjekje për të njollosur atë që ndodh në fushë”.