Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar ne Tirane ndaj Partizanit me rezultatin e ngushte 81-78.
Ka qene nje ndeshje pergjithesisht e luftuar nga te dy ekipet. Ne perioden e pare kane qene shkodranet qe e kane fituar me nje pike diference, 17-16. Nderkohe ne perioden e dyte eshte Partizani qe e fiton 21-20 dhe kesisoj dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me rezultatin e barabarte 37-37.
Kjo padyshim qe do ta bente edhe me interesante ndeshjen ne dy periodat e fundit, te cilat edhe ato do te shoqeroheshin me nje rivalitet te madh.
Ne perioden e trete ne fakt Vllaznia e rrit lojen dhe arrin ta fitoje ate 26-23 duke kthyer edhe avantazhin e ndeshjes ne favorin e saj. Keto tre pike do t’i ruante deri ne fund dhe per rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej ne shifrat 81-78.
Vllaznia me kete fitore vazhdon te ruaje hapin e Teutes e cila ka fituar edhe ajo sot duke mundur Tiranen, nderkohe qe Goga Basket vazhdon te udheheqe renditjen./SHKODRA-SPORT.COM/