Vllaznia zyrtarizon nje tjeter perforcim ne merkato. Behet fjale per nje 19 vjeçar te talentuar shkodran i cili ka qene me perpara pjese e Akademise kuqeblu, por me pas per arsye shkollimi eshte transferuar ne Tirane duke luajtur fillimisht me Shkendine ndersa ne dy sezonet e fundit me Partizani U19 ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Ai eshte Ensar Tafili, nje futbollist qe premton shume per te ardhmen e mesfushes kuqeblu. Pikerisht per kete arsye drejtuesit e klubit shkodran kane bere çmos per ta bere pjese te tyre dhe diten e sotme eshte bere realitet teksa eshte hedhur firma ne kontrate.

Tafili do te jete kuqeblu per dy sezonet e ardhshme, me klauzole per ta shtyre edhe nje te trete. Kuptohet qe shpresat jane te medha qe ai te beje mire dhe te tregoje vlerat e duhura me skuadren ku e nisi futbollin.

Ne kete menyre Vllaznia ka levizur serish ne merkato, duke hedhur nje tjeter firme me nje element te perspektives. Tafili ka nisur stervitjen qe dje me ekipin duke u vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Brdariç./www.shkodrasport.com/