Kur u mendua se gjithçka ishte Ok sa i takon infermierisë së kuqebluve në pragndeshjen me Flamurtarin, aq më tepër kur u rikuperua edhe mesfushori Krymi, në mënyrë të papritur ka ardhur dëmtimi i një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për sulmuesin e ri Rubin Hebaj.Ai sapo kishte ardhur nga rikuperimi i një dëmtimi që e la pa luajtur rreth tre javë dhe për këtë arsye, për ta ingranuar gradualisht me ndeshjet, drejtuesit e skuadrës vendosën ta aktivizojnë pasditen e djeshme me ekipin B në ndeshjen e kampionatit ndaj Adës.Dhe në fakt, 18 vjeçari e nisi mirë ndeshjen. Që në minutën e 2-të të saj ka arritur të shënojë dhe më pas ka luajtur mirë duke krijuar disa raste shënimi.

Por krejt papritur në minutat e fundit të pjesës së parë, ai ka dëmtuar kaviljen dhe për këtë arsye është detyruar të braktisë fushën e lojës. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit por ditën e sotme do të bëhen ekzaminimet e duhura megjithatë duket se Hebaj e ka humbur ndeshjen në Vlorë. Edhe sulmuesi tjetër Dibra  ka përsëri probleme nga dëmtimi që ka patur në shpinë dhe nuk dihet nëse do grumbullohet për sfidën ndaj Flamurtarit. Pavarësisht këtyre problemeve, lajm i mirë është se mesfushori Krymi që la fushën e lojës i dëmtuar në takimin ndaj Partizanit, nuk ka ndonjë problem dhe për këtë arsye, pritet të luajë në ndeshjen e rradhës.Ai dje është stërvitur normalisht me grupin dhe të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe sot në seancën e fundit para Flamurtarit.
www.shkodrasport.com