Për ndeshjen e rradhës me Luftëtarin, i gatshëm për stafin teknik të kuqebluve pritet të jetë i gatshëm edhe mesfushori Alsid Tafili. 30 vjeçari ka patur probleme shëndetësore dhe për rrjedhojë ka munguar në dy ndeshjet e para të kampionatit. Por tashmë duket se i ka lënë pas ato dhe mund të jetë në dispozicion të trajnerit Cungu.
Nuk përjashtohet mundësia që të luajë edhe si titullar në mesfushë për ndeshjen me Luftëtarin të jetë edhe në formacion, nisur nga problemet që shfaqi ky repart në ndeshjen e fundit me Teutën. Megjithatë ditët në vazhdim do të tregojnë më shumë në lidhje me këtë fakt. E rëndësishme është se stafi teknik ka edhe një alternativë më shumë në dispozicion.
© shkodrasport.com