Vllaznia rinovon edhe me mbrojtesin Dajan Shehi. Ndonese lojtari u perfol si mundesi kalimi tek Skenderbeu gjate dites se sotme, ne fakt ka ndodhur e kunderta.
Drejtuesit kuqeblu kane bere te mundur rinovimin e kontrates edhe per nje sezon tjeter me kete lojtar dhe ne kete menyre, tashme trajneri Brdariç ka edhe nje element me shume ne dispozicon.
Me marrjen e tij, por edhe me pranine ne skuader te Adilit e Isufit si dhe pritjes per te firmosur edhe te brazilianit Cassius do te thote qe qendra e mbrojtjes e kuqebluve eshte tashme e plotesuar.
Ja njoftimi i klubit shkodran per rinovimin e kontrates me Dajan Shehin:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka rinovuar kontratën edhe me mbrojtësin Dajan Shehi. Paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar, kanë bindur stafin teknik për vlerat e tij dhe për këtë arsye, ai do të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën tonë”.