Vllaznia hedh nje tjeter firme te rendesishme. Mesfushori Fjoart Jonuzi do te vazhdoje te jete pjese e saj edhe per sezonin e ardhshem.

Ky eshte nje perforcim i rendesishem sepse me te dhe Krymin ne qender te mesfushes, gjerat kane shkuar ashtu si duhet ne sezonin e kaluar dhe prania e tij ne skuader serish eshte diçka shume e mire.

Lajmi per rinovimin e kontrates behet i ditur permes faqes zyrtare te Vllaznise ku shkruhet:

FJOART JONUZI RINOVON EDHE PËR NJË SEZON

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re me mesfushorin Fjoart Jonuzi, për të qenë edhe për një sezon tjetër pjesë e jona. Ai do të bashkohet menjëherë me skuadrën në stërvitje, për t’u bërë gati për ndeshjet europiane.