Marrëveshja mes klubit Vllaznia dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për borxhin e akumuluar prej kohësh është ende në ajër.
Burime të sigurta pranë institucionit shtetëror treguan dje për “Panorama Sport” se palët nuk kanë arritur ende akordin për mënyrën e shlyerjes së borxhit që ka shkuar 1 miliard e 600 milionë lekë të vjetra.
Ky është një hall i madh për kuqeblutë në këtë moment, pasi varet licencimi i klubit në Kupat e Europës. UEFA nuk i licencon skuadrat që kanë borxhe në organet tatimore dhe s’bëjnë marrëveshje për likuidimin e tyre.
Në këto kushte, ky sezon mund të hidhet në erë nëse Vllaznia fiton titullin dhe nuk merr pjesë në Kupat e Europës. Megjithate nga sa behet e ditur, drejtuesit e klubit shkodran po bejne te gjitha perpjekjet per gjetjen e nje marreveshje me organet tatimore.
Bisedimet per kete duket se kane nisur dhe deri ne fundin e muajit mars qe eshte edhe periudha e fundit per dorezimin e dokumentave te liçensimit, mund te kete nje akord.