Sot dp të zhvillohet dhe sfida e dytë për ekipin e Vllaznisë që do zbresi në orën 19:30 për tu përballur me ekipin rumun të Craiova.

Trajneri Josa duket optimist në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqeblut. Pas ndeshjes së parë në Shkodër tashmë duket qartë se shpresat e Vllaznisë për një kualifikim të mundshëm janë të mëdha.

Ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi” u mbyll me shifrat 1-1, duke lënë kështu çdo gjë të hapur. Tensioni tek vendasit duket qartë, pasi frika e një eleminimi të mundshëm nga një tjetër ekip shqiptar është prezente.

Trajneri Mirel Josa duket që sëbashku me stafin e tij kanë bërë analizat e duhura për të sjell në fushë kundërshtarit formacionin më të mirë, kjo bazuar dhe nga paraqitjet e sfidës së parë.

Formacioni i mundshëm për sfidën e sotme:

Zogovic, Gurishta- Juriç- Bulatoviç- Hakaj, Jonuzi- Boshnjaku- Marku, Hoxhaj- Çoba- Kaina