Tjetër fitore dhe sërish me goleadë për ekipin e Vllaznisë së femrave. Ai ka luajtur sot në Maliq ndaj skuadrës vendase të cilën e ka mundur me rezultatin e thellë 10-0.

Diferencat në mes dy ekipeve kuptohet që janë të mëdha në cilësi dhe përbërje dhe për këtë arsye, vajzat kuqeblu nuk e kanë patur të vështirë të fitojnë. Në pjesën e parë janë shënuar 4 gola që mbajnë për autore Esi Lufon, Megi Doçin dhe dy të tjerë Matilda Gjergjin.

Në të dytën ndërkohë do të vinin edhe gjashtë gola të tjerë, dy prej të cilëve janë shënuar nga Doçi dhe të tjerët nga Lufo (2), Piranaj dhe Merolli.

Fitorja mund te kishte qene edhe me e thelle sepse rastet per futbollistet shkodrane nuk kane munguar dhe padyshim qe Vllaznia e meritoi fitoren ndonese kishte lene shume prej titullareve pushim per kete ndeshje.

Në këtë mënyrë, Vllaznia merr një tjetër fitore dhe pas javës së shtatë të kampionatit kryeson e vetme renditjen me pikë të plota- 21 ndërkohë që edhe golaverazhi i saj është i shkëlqyer me 62 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Ekipi shkodran ndodhet plot 5 pikë larg Apolonisë që mban vendin e dytë ndërkohë që në të tretin është Juban Danja me 13 pikë. Ai ecën kësisoj i sigurtë drejt titullit të shtatë kampion rradhazi dhe për nga mënyra si është ndërtuar ky ekip, padyshim që e meriton këtë gjë.
www.shkodrasport.com