Vllaznia ka vetëm një synim këtë sezon: të rikthehet aty ku i takon, në Kategorinë Superiore. E për këtë fakt, shkodranët kanë nisur të lëvizin në merkato.

Deri më tani vetëm Arsid Kruja ka firmosur me kuqeblutë, teksa sot pritet edhe një sulmues tjetër. Lajmi është pohuar nga vetë trajneri i shkodraneve, Hasan Lika, i cili nuk ka dhënë shumë detaje rreth profilit të lojtarit që do të jetë në Shkodër për pjesën e dytë të sezonit.

Ka qene trajneri ai qe ka pohuar kete fakt dhe sot qe eshte dita e fundit e mbylljes se merkatos, pritet te mesohet me shume ne lidhje me kete fakt.

Aktualisht Vllaznia është në rrugë të mbarë për rikthimin në elitë, ku kryeson klasifikimin i distancuar me 7 pikë nga ndjekësi më i afërt. Kuptohet qe lojtari i cili pritet te vije, nuk do te jete i gatshem per sfiden ndaj Erzenit, megjithate e rendesishme eshte qe stafi teknik do kete nje forc me shume ne sulm./newsport/