Vllaznia e femrave eshte duke zhvilluar ne keto momente seancen e fundit stervitore ne prag te ndeshjes se neserme ndaj Fortuna. Kjo seance po zhvillohet ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe per ta ndjekur ate jane edhe dy delegatet e UEFA-s te cilat njekohesisht jane duke pare edhe kushtet e stadiumit dhe gjithe infrastrukturen tjeter qe duhet perpara ndeshjeve te tilla te kompeticioneve europiane.
Sakaq, ekipi shkodran nen drejtimin e trajnereve Leka, Parmeza dhe Legata kane vijuar punen duke zhvilluar nje seance te lehte kryesisht dhe nga ajo çfare po shihet, gjendja e lojtareve eshte shume e mire.
Nderkohe ne oren 17.30 siç eshte tradita para ndeshjeve te tilla, pjestare te ekipit te Vllaznise do te dalin para gazetareve ne konferencen per shtyp, per te dhene dhe pershtypjet e tyre per kete eveniment dhe po ashtu edhe objektivin per ndeshjen e neserme.
Pas stervitjes se ekipit shkodran, ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” do te zbrese edhe ekipi danez i Fortunes qe ka mberritur sot ne Shkoder. Ne perberje te tij mesohet se ka shume lojtare cilesore dhe ne kete seance kuptohet qe stafi teknik i Vllaznie do mundohet te mesoje me shume rreth kundershtarit ne lidhje me formacionin dhe skemen e lojes qe do te aplikojne.
Kujtojme edhe njehere tjeter se ndeshja Vllaznia- Fortuna Hjorring e vlefshme per turin e dyte te “Uefa Women’s Champions League” do te zhvillohet neser pasdite ne oren 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe hyrja e tifozeve do te jete falas.
www.shkodrasport.com