Pavarësisht se kjo javë ka qenë e ngarkuar me seanca stërvitore dhe ngarkesa fizike, trajneri Cungu nuk ka ndër mend t’i lërë pushim ditën e sotme futbollistët e tij. Ato ndoshta kishin menduar se mund të pushonin dy ditët e fundjavës por jo. Në orën 13.30 ato do të jenë në fushën “Reshit Rusi” dhe pushim do të jetë mesa duket vetëm dita e nesërme.

Vllaznia është e fokusuar në maksimum tek sfida e së enjtes me Flamurtarin e cila patjetër që duhet fituar. Për kuqeblutë nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe për këtë arsye, po punohet fort në stërvitje. Ekipi është thuajse i plotë në përbërje me përjashtim të sulmuesit Atsina dhe tashmë stafi teknik është duke u munduar që të ndërtojë formacionin me të cilin do të luajë pas pesë ditësh ndaj vlonjatëve.

www.shkodrasport.com