Hijet e mbijetesës janë rikthyer edhe njëherë te skuadra e Vllaznisë pas humbjes që pësoi dje ndaj Kukësit.
Tani shkodranët e shohin veten vetëm një pikë larg zonës së ftohtë, ku qëndron Teuta.
Kjo e kthen në detyrim një fitore e kuqebluve në takimin e radhës që do të luajnë në kampionat ndaj Skënderbeut në shtëpi.
Një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë pasi korçarët kanë fituar në ndeshjet e fundit dhe kanë një diferencë të madhe pikësh me vendin e dytë, por kanë bërë me dije se nuk do të tolerojmë deri në fund dhe trajneri Daja po mundohet të mbajë të karikuar futbollistët e tij edhe pse kjo nuk është e lehtë.
Gjithsesi ajo që shqetëson trajnerin e shkodranëve Gjoka, është mungesa e dy lojtarëve mjaft të rëndësishëm.
Sulmuesi kryesori Xhevair Sukaj do të mungojë pasi mori kartonë të kuq në takimin e fundit me Kukësin, ndërsa Olsi Gocaj ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Gjoka do të ketë në dispozicion 10 ditë kohë deri ndeshjen e ardhshme, për të punuar me Ribajn në vijën e parë të sulmit. /EDS/