Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar kjo gjë, pritet që edhe takimi i kësaj jave, ai në mes Vllaznisë dhe Shënkollit, të mos luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

I caktuar për t’u zhvilluar ditën e dielë në orën 14.00, ky takim mendohet të luhet sërish në fushën sportive “Reshit Rusi” ashtu siç ndodhi edhe me ndeshjen e kupës ndaj Kamzës.

Arsyeja e një vendimi të tillë ka të bëjë sërish me mosgatishmërinë e Federatës Shqiptare të Futbollit (institucion që vazhdon të administrojë stadiumin) për të lejuar Vllazninë të luajë aty ngaqë gjendja e fushës nuk është e mirë.

Në këtë aspekt, kuqeblutë do të jenë të detyruar të luajnë sërish në “Reshit Rusi”, ndonëse një gjë e tillë nuk iu pëlqen ngaqë gjendja e fushës nuk u lejon një paraqitje të mirë.

Se deri kur do të zgjasë kjo gjë, kjo mbetet për t’u parë. Edhe me Shënkollin nuk do të luhet në “Loro Boriçi”. A do të ndodhë kjo në ndeshjen e ardhshme me Ilirinë? Të presim.
© shkodrasport.com