Eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Hajvalise e vlefshme per grupin 7 te “UEFA Women’s Champions League. Vajzat kuqeblu e kane mbyllur kete 45 minutesh me rezultatin 2-1 ne favorin e tyre.
Ato kane kaluar te parat ne avantazh me ane te mesfushores Gresa Berisha e cila godet sakte me koke nje top te krosuar nga Megi Doçi dhe e dergon ne rrjete ne minuten e 16-te.
Me pas reagojne kampionet kosovare qe shenojne nje gol shume te bukur ne minuten e 34-te me ane te Misinit qe godet nga jashte zone duke e derguar topin ne rrjete.
Nderkohe nje minute para fundit, Megi Doçi kroson nje top nga kendi dhe Luçije Gjini brenda zone me koke godet sakte duke kaluar serish ne avantazh Vllaznine e cila e mbyll pjesen e pare ne shifrat 2-1.
LIVE:
VLLAZNIA 2-1 HAJVALIA
Berisha 16′, Gjini 44′ / Misini 34′