Me barazimin 0-0 ne mes Kukesit dhe Tiranes eshte mbyllur java e pare e fazes se dyte te kampionatit dhe tashme diferenca e Vllaznise me ndjekesin e saj me te afert- Kukesin, ka shkuar ne +5.

Kuptohet qe kjo e ben situaten edhe me te kendshme ne kampin shkodran dhe ne rast fitoreje te dielen ndaj Skenderbeut, ata sigurojne edhe matematikisht titullin simbolik “kampion i dimrit”.

Padyshim qe nje ecuri e tille i ka gezuar pa mase tifozet shkodrane te cilet ndjehen te lumtur dhe per rrjedhoje do t’i festojne festat e fundvitit me te lumtur.

Vllaznia e sivjetme eshte duke i kenaqur dhe ajo deri tani ka bere gjithcka mire. Kryesimi me merite i renditjes prej javesh, e ka bere ate tashme faktor te rendesishem te kampionatit.

Opinioniste, specialiste dhe te gjjithe jane te bindur tashme se Vllaznia do te jete deri ne fund nje pretendente serioze per fitimin e titullit kampion. Dhe per momentin gjerat po shkojne mire. Sot ata jane +5 nga ndjekesit. Jo keq per 10 jave kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/