Mew epersi te padiskutueshme ne 45 minutat e para, Vllaznia gjithsesi nuk ia ka dale te shenoje ndaj Teutes ne pjesen e pare te ndeshjes, ndonese ka arritur edhe te godase shtyllen e djathte pingule te portes mike.

Kuqeblute dominuan ne te gjitha drejtimet ndaj nje kundershtari qe me teper i kushtonte rendesi mbrojtjes sesa sulmit.

5′ Karabeci provon me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës, por koordinimi i mesfushorit nuk ishte i duhuri. Topi përfundon jashtë kuadratit.

16′ Kërcënim serioz në portën e Teutës, Ardit Hoxhaj lëviz bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga Stivi Frashëri, që largon rrezikun në këndore.

19′ Aksion i bukur i Vllaznise nga e majta, Mark pason tek Dilaver qe gjuan me te majten, por pret me shume veshtiresi Frasheri.

23′ Rrëmujë në zonën e Teutës, por as Ardit Hoxhaj, as Dilaver nuk arrijnë të përfitojnë për ta shtyrë drejt rrjetës.

24′ Provon edhe Teuta me Dejvi Bregun, pas një kundërsulmi, por gjuajtja e tij u ndal nga Zogoviç.

34′ Fantastik Mevlan Adeli. Mbrojtësi provon të surprizojë Stivi Frashërin me një predhë nga afro 40 metro. I vëmendshëm gardiani korçar i Teutës që largon rrezikun në këndore.

37′ Shtylla i mohon golin e avantazhit Vllaznisë. Pas një kombinimi të bukur, Dilaver provon me të majtën, por topi ndalet nga shtylla pingule.

VLLAZNIA- TEUTA 0-0

Vllaznia (4-3-1-2): Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.

Teuta: Frashëri, Pjeshka, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

Arbiter: Kreshnik Cjapi (Fier)