Skuadra jonë është duke u përgatitur seriozisht prej ditësh për ndeshjen e rradhës, atë që do të zhvillojmë nesër ndaj Kukësit dhe natyrisht që do të tentojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë. Tek të gjithë futbollistët dhe tek stafi teknik vërehet seriozitet në të gjitha drejtimet dhe kuptohet që ata kanë ambicjet e duhura për të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Vllaznia ka zhvilluar lojëra të mira në këtë kampionat dhe do të kërkojmë të bëjë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e rradhës, pavarësisht se luajmë ndaj njëri prej ekipeve më të mira të kampionatit.Skuadra jonë ka udhëtuar drejt Kukësit me objektivin e qartë për të marrë pikë, në rradhë të parë për të kërkuar arritjen e pikësynimit të saj në këtë kampionat. Por nga ana tjetër, shpresojmë dhe dëshirojmë që arbitrimi të mos bëhet faktor në këtë takim sepse në fakt, si në ndeshjen e fazës së dytë ndaj kukësianëve, edhe në atë të tretën, jemi ndëshkuar prej tyre. Për këto arsye, duam arbitrim korrekt.