Në ndeshjen e së mërkurës për kupë me Shkumbinin, hyrja e tifozëve në stadium do të jetë falas. Kështu kanë vendosur drejtuesit e klubit Vllaznia për t’I krijuar mundësinë atyre për të mbështetur skuadrën e zemrës në arritjen e kualifikimit për në 8 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni. Lajmi bëhet I ditur nga vetë klubi shkodran I cili njëkohësisht u ba bërë thirrje tifozëve për të qenë në “Loro Boriçi” ditën e mërkurë në orën 13.30 kur do nisë ky takim.

Me humbjen e fundit ndaj Teutës, Vllaznia I ka ndërlikuar disi gjërat dhe sfida me peqinasit konsiderohet e vështirë sepse edhe rezultati 0-1 I ndeshjes së parë të luajtur në Peqin, nuk është shumë I favorshëm. Prandaj duhet dhe mbështetja e tifozëve pikërisht për të kaluar me sukses këtë sfidë dhe pastaj për të menduar për ndeshjen e ardhshme, atë të fundjavës me Tiranën për kampionat.Ajo që duhet parë tani është nëse në stadium do ketë një numër të madh tifozësh apo jo sepse sa herë që ata fillojnë të kthehen (kështu ndodhi edhe në Durrës në ndeshjen e fundit), ata zhgënjehen nga rezultatet e skuadrës së tyre.
www.shkodrasport.com