Sot pasdite në ambjentet e “Granda Hotel Europa”, në Shkodër klubi shumësportësh dhe klubi I futbollit Vllaznia, kanë organizuar dhënien e çmimeve për lojtarët më të mirë të vitit 2012 në gjithë displinat e sportive. Në fakt nuk kanë qenë 10 sportistë të evidentuar si më të mirët por ky numër ka ardhur duke u zgjeruar dhe janë përzgjedhur 14 më të mirët. Paksa e ekzagjeruar sepse një anketë e tillë humb edhe origjinalitetin e saj sepse gjithmonë ndër vite janë zgjedhur 10 më të mirët.

Ajo që të bën përshtypje është se duke e krahasur me anketën e “10 sportistëve më të mirë” që kemi organizuar ne si gazetë, vetëm njëri nuk është fitues në anketën e organizuar nga klubet: volejbollisti Endri Jukni. Gjithë të tjerët kanë qenë fitues dhe në këtë mënyrë, kjo tregon se sportdashësit shkodranë janë “specialistë të zotë” dhe dinë t’i zgjedhin më të mirët. Ja fituesi e anketës të shpallur sonte:

1.Kristian Shytani  boksier kampion kombëtar dhe fitues I “Gongut të Artë “, të zhvilluar në Maqedoni.
2.Elvedin Meti një ndër sportistët më cilësor shqiptarë në fgarat 200 dhe 400 m. Anëtar I ekipit kombëtar të Atletikës.
3.Dritan Smajli futboll I aktivizuar me ekipin e Beslidhjes, Kastriotit dhe prej sezonit 2007 pjesë e pandarë e ekipit të Vllaznisë. 
4.Ardit Rashi kampion absolute në garat e 100 m dhe stafetës 4x100m . Antar I ekipit tonë kombëtar, ku është atleti kryesor I përjaqësueses Shqiptare. 
5.Nelson Hysa, boksier, kampion në peshate  rënda. Pjesmarrë në shumë aktivitete ndërkombëtare. Ka marrë medalje ari në Prishtinë
6.Mirosllav Vujadinoviç futbollist. Portieri I dalluar me ekipin e Vllaznisë në 3 vitet e fudnit. Një portier malazez me shumë popullarite në Shkodër.
7.Elvin Beqiri futbollist I Vllaznisë, por edhe I disa ekipeve jasht Shqipërisë. Antar në 47  takime I ekipit tonë përfajqësues. Që në vitin 97 ka mbrojtur ngjyrat e ekipit të Vllaznisë.
8.Isa Bala peshëngritje, kampion absolut në peshat e rënda.
9.Aurora Shkoza për shumë vite kampione kombëtare në xhudo, njëherash trajnere e ekipit të femrave.
10.Kristian Dema, boksier për shumë vite kampion me ekipin e Vllaznisë. Pjestarë I ekipit tonë olimpik.
11.Izmir Smajlaj kampion në kërcimin 3  hapësh. Antar I ekipit tonë përfajqësues të atletikës.
12.Erkand Qerimaj sportisti më cilësor në sportin e peshngritjes, kampion kombëtar.
13.Ervin Berdica baskebollist I ekipit të Vllaznisë, një nga bazat e ekipit shkodranë.
14.Ronildo Piranaj, boksier kampion Shqipërie.

3 Trajnerët më të mirë:
1.Zef Gjoni trajneri më I sukseshëm në vitet e post demokracisë. Kampion pa asnjë mëdyshje me ekipin e Boksit të Vllaznisë. Pjesmrrës dhe fitues me boksierët e tij në aktivitet ndërkombëtare.
2.Anton Shkoza Xhudo, një tjetër trajer për t’u lavëruar për punën dhe vullnetin e tij për këtë sport. Gjithmonë I palodhur për nxjerrjen e xhuidistëve elitare.
3.Albert Marashi është njnë trajner I rip o me shumë prespektivë. Model në punën e tij, me sportistë kampionë të të gjithë moshave.

www.shkodrasport.com