Per Vllaznine nuk eshte hera e pare qe ankohet per Enea Jorgjin. Ndonese ky i fundit po shkruan historine e arbitrimit shqiptar duke arbitruar edhe ndeshje te fazes se grupeve ne “Champions League”, ne futbollin shqiptar duket se arbitron me nje standart tjeter.

Keshtu ndodhi edhe se fundi ne ndeshjen Vllaznia- Tirana kur ne nje momenr shume te dyshimte (ne fakt kishte disa por njeri ishte me flagranti), ate te pengimit ne zone te Lorik Boshnjakut, Jorgji jo vetem qe nuk akordoi 11-metersh, por as nuk denjoi te konsultohej me VAR-in.

Nje gje e tille e ka bere mesa duket se arbitrat qe kerkojne keshillim me sistemin VAR, pesojne zbritje ne vleresimin e tyre me pike ne ndeshje dhe Jorgji kuptohet qe ka vendosur veton per kete gje.

Kjo ka irrituar shkodranet qe permes nje kerkese zyrtare i kane kerkuar FSHF-se qe ky arbiter te mos i drejtoje me duke e shpallur ate “non grata”. Nje gje te tille e ka bere te ditur presidenti Xhaferi ne nje prononcim per emisionin “Star Sport” kur eshte shprehur:

“Unë pohoj me gojën plot se atje ka pasur probleme të arbitrimit. Ka pasur dy raste për penallti, kur arbitri as që denjoi të shkonte t’i shikonte. Ato penallti mund të ndryshonin ndeshjen. Kemi pasur një arbitrim subjektiv.

Kemi VAR-in, por VAR-i nuk po vihet në punë. Nuk e kuptoj se si një gjyqtar si Jorgji, një arbitër ndërkombëtar, nuk denjon as të shohë nëse e kishte saktë apo gabim vendimin e tij. Dukej që kishte ardhur me një qëllim në ndeshje. Prandaj i kemi kerkuar Federates qe Jorgji te mos na arbitroje me”./SHKODRA-SPORT.COM/